Procedura për paraqitje të ankesës nga konsumatori
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit keni të drejtë të paraqisni ankesë konsumatori edhe atë si më poshtë:
Drejtpërdrejtë në e-mailin: potroshuvachki.prigovor@kam.com.mk
Me shkrim ose gojarisht në zyrat e kompanisë, rr. 35 nr. 39, 1041 Ilinden Shkup
Në faqen tonë të internetit https://kam.com.mk/kontakt-informatsii/
Të dhënat tuaja personale janë të mbrojtura sipas Ligjit
Ankesa e konsumatorit duhet të përmbajë:
Emrin, mbiemrin dhe adresën e parashtruesit
Subjektin ndaj të cilit i referohet ankesa
Lënda e ankesës
Përshkrim i saktë i kërkesave
Dokumentacion shtesë që është i nevojshëm gjatë shqyrtimit të ankesës.
KAM SHPK Ilinden është i obliguar ta evidentojë ankesën e konsumatorit, ta shqyrtojë, të veprojë në mënyrë përkatëse dhe t’i përgjigjet konsumatorit për vlefshmërinë dhe rezultatet nga veprimi, në afat prej 15 ditëve nga pranimi.
Reklamacione:
Sipas Ligjit për mbrojtje të konsumatorit, mallrat që nuk janë të përshtatshme për sa i përket formës, madhësisë, modelit, ngjyrës, numrit ose për arsye të tjera, mund të ndërrohen me mallra që kanë cilësi adekuate, brenda 15 ditëve nga dita e shitjes së mallit tek blerësi.
Ndërrimi i mallit me cilësinë përkatëse bëhet nëse malli nuk është përdorur, nëse është ruajtur pamja, vetitë përdoruese, plombimet dhe shënimet e fabrikës, si dhe fatura fiskale që i është dhënë blerësit së bashku me mallin.
Nëse në momentin e paraqitjes së kërkesës nga blerësi, nuk kemi mall të përshtatshëm, gjegjësisht mall që është konform kërkesave të konsumatorit, ai ka të drejtë, sipas zgjedhjes së tij, të kërkojë:
– kthim të shumës së paguar ose
– ta ndërrojë mallin me mallra të tjera të përshtatshme në momentin kur disponojmë.
Konsumatori që ka kërkuar ndërrim të mallit do të njoftohet se kemi mall të përshtatshëm, brenda një periudhe jo më të gjatë se 30 ditë nga dita e marrjes së kërkesës për ndërrim të mallit.
Garancia e prodhuesit, si dhe të drejtat e tjera sipas ligjit në lidhje me produktet me defekt, vlejnë pavarësisht nga kjo.
Përpara kthimit ose ndërrimit të produktit, ju lutemi ta kontaktoni stafin tonë në kasë.