fbpx

PATUNDSHMËRI

KAM është një prej marketeve më të suksesshme për produkte ushqimore në Maqedoni. Këtë konfirmon edhe fakti që KAM për momentin ka 62 markete në tërë territorin e Maqedonisë dhe se çdo vit vazhdon trendi i zgjerimit.

Me zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të marketeve, kemi për qëllim që të jemi sa më afër blerësve tanë dhe në këtë mënyrë të tregojmë që KAM në të vërtetë është marketi Juaj në lagje.

Vazhdimisht kërkojmë…

…hapësira dhe objekte për blerje dhe marrje me qira KAM marketi është gjithmonë në kërkim të tokës, hapësirës për shitje me pakicë dhe objekteve për t’i marr me qira apo për t’i blerë, në tërë Maqedoninë.

Për të kënaqur pritjet e konsumatorëve tanë, planifikojmë hapje të marketeve të reja në të gjitha pjesët e Maqedonisë.

Prandaj jemi të interesuar për blerje apo për marrje me qira të objekteve, tokës prej minimum 1.100 metra katrorë, në lokacione me lidhje të mira për transport, gjegjësisht hapësirë komerciale prej 300 deri në 400 metra katrorë, me hapësirë për parkim për më së paku 20 automjete. Merren parasysh komunat me numër minimal të banorëve prej 15.000 banorë, në lokacione buzë rrugëve kryesore të vendeve të banuara dhe në qendrat urbane, si për blerje ashtu edhe për marrje me qira të tokës apo hapësirës komerciale.

Ofrojmë…

….hapësira dhe objekte me qira dhe për shitje

Hapësirë Oferta (prona Propozim)