PËRGJEGJËSIA JONË
Si kompani tregtare, ne vlerësojmë besimin që për çdo ditë na dedikohet neve dhe prodhimeve tona. Suksesi ekonomik në masë të madhe varet nga ajo se sa me sukses kemi koordinuar parimet tona themelore “Thjeshtësi” dhe “Orientim kah konsumatorët” me shfrytëzim të përgjegjshëm të resurseve natyrore dhe sjelljes së posaçme me konsumatorët, të punësuarit dhe me partnerët afarist.
Nën moton “Cilësi e lartë, çmime të ulëta” informojmë për aktivitetet tona në temë Përgjegjësi në KAM. Jemi të vetëdijshëm se këtë përgjegjësi mund ta plotësojmë vetëm së bashku me të punësuarit tanë të motivuar dhe të angazhuar. Prandaj, qëllimi ynë është që në të ardhmen të jemi punëdhënës të përgjegjshëm dhe atraktiv
Qëllimi ynë është që edhe më tej të keni besim tek ne!
Shoqëria
Si kompani tregtare nga linja e marketeve, shitoret e KAM mbulojnë gjithë territorin e Maqedonisë dhe për çdo ditë jemi në kontakt me njerëzit në vend. Veten e konsiderojmë si pjesë të shoqërisë dhe në kuadër të mundësive tona, angazhohemi tërësisht me furnizues të dëshmuar
Asortimenti
Ne garantojmë cilësi të lartë dhe siguri të prodhimeve tona, sepse shëndeti, mbrojtja dhe kënaqësia e konsumatorëve tanë për ne është me rëndësi thelbësore. Nën moton “Cilësi e lartë, çmime të ulëta” ne i informojmë konsumatorët tanë për artikujt dhe konsumin e përditshëm.
Të punësuar
Si kompani me linjë marketesh, të punësuarit tanë në masë të madhe kontribuojnë në suksesin ekonomik. Kompania jonë dallon për nga të punësuarit e motivuar dhe të angazhuar.