Mjedisi ynë, rrethina dhe ndërmarrja jonë në vazhdimësi zhvillohet. Prandaj është e nevojshme që të përshtaten edhe parimet e ndërmarrjes tonë. Në të ardhmen ato do t’i plotësojmë me tri fusha: zhvillim, harmonizim me rregullat ligjore (Compliance) dhe qëndrueshmëri afatgjate të punës.
Si ndërmarrje e cila vepron ndërkombëtarisht, jemi të vetëdijshëm për praninë tonë të madhe në publik. Punën tonë e karakterizojnë parimet tona të ndërmarrjes dhe parimet e sjelljes së mirë.
- Karakteristikë e punës tonë është kënaqësia e konsumatorëve.
- Pozita ynë në treg përcaktohet nga kujdesshmëria në harmonizim çmim-shërbim.
- Rritja jonë vazhdon edhe më tej përmes zgjerimit dhe përmes përmirësimit të vazhdueshëm të marketeve tona.
- Si ndërmarrje e përbërë prej linjës së marketeve, punojmë sipas sistemit.
- Për suksesin tonë janë vendimtare rrugët e shkurta të vendimmarrjes dhe proceset e thjeshta të punës.
- I përmbahemi ligjit të zbatueshëm dhe udhëzimeve interne (ose: procedurave)
- Gjatë punës tonë të përditshme marrim përgjegjësi ekonomike, sociale dhe ekologjike.
- Puna fer dhe e drejtë është e domosdoshme për çdonjërin në kompani
- Respektohemi dhe mbështetemi në mënyrë të ndërsjellë
- U përmbahemi marrëveshjeve në frymën e besimit.
- Klima e punës gjatë punës tonë të përditshme karakterizohet me lëvdata, mirënjohje dhe aftësi për pranimin e kritikave.
- Jemi të rrethuar me punëtor të besueshëm – në çdo sektor është siguruar edhe zëvendësim.