Përqendrohemi në më të rëndësishmen
Parimi ynë i hard-diskontit na mundëson të sigurojmë cilësinë më të lartë të prodhimeve me çmimet më të ulëta të mundshme. Kjo vlerë buron nga efikasiteti i rritur që kemi sjell në çdo nivel të punës tonë.
Në KAM market konsumatorët do të gjejnë prodhime të cilat ofrojnë përfitimin më të madh dhe me cilësinë më të lartë të mundshme, ndërkaq me çmime konstante të ulëta. Kjo është e një rëndësie thelbësore për ne.
Parimi i diskontit të KAM marketit përqendrohet në faktorët e rëndësishëm për sukses në vijim:
Asortiment i kufizuar
Për blerësit tanë krijojmë zgjedhje të kujdesshme përmes ofertës që përzgjedhim nga vende të ndryshme të botës. Në asortimentin tonë të zakonshëm ofrojmë rreth 700 artikuj thelbësor për përdorim të përditshëm dhe rreth njëzet artikuj të cilësisë së lartë në aksion çdo javë. Tregtimi i shpejtë me mallrat garanton freskinë e tyre. Oferta e kufizuar e mallrave dhe prezantimi i mirë i mallrave të cilat janë të njëjta në të gjitha marketet, krijojnë avantazh në çmime të volitshme. Në këtë mënyrë mund tu ofrojmë konsumatorëve tanë ofertën më të mirë të raportit çmim-shërbim.
Markete
Marketet janë të një madhësie modeste, janë të thjeshta dhe modeste, të ndërtuara me tipare dhe dizajn të qëndrueshëm si dhe identitet të njohur i cili përshtatet me mjedisin, njëherit duke pasur parasysh kursimet afatgjate. E gjithë kjo kontribuon që në marketet tona të kapet thelbi i kursimit për konsumatorët. Marketet tona janë të thjeshta dhe koncize, prodhimet janë të ekspozuara në rafte në kuti kartoni, me çka kursehet kohë dhe personel për radhitje dhe rimbushje me mall.
Rrjeti intern i distribuimit i racionalizon proceset operative dhe në mënyrë drastike rrit efikasitetin, gjë që rezulton me kursim sa më të madh të konsumatorëve tanë.
Cilësi e pakompromistë
Orientimi konzistent kah cilësia na siguron depërtim në fushën e konkurrencës. Së bashku me furnizuesit tanë, për konsumatorët tanë vazhdimisht avancojmë ofertën e asortimentit tonë të cilësisë së lartë. Kontrolli ynë i vazhdueshëm intern i cilësisë dhe kontrollet e vazhdueshme plotësuese në laboratori të pavarura për testim, sigurojnë përherë cilësi të mallrave tona
Brende private të cilësisë së lartë
KAM marketi vazhdimisht përqendrohet në zgjerimin e ofertës së brendeve të saja, siç janë „Аlpiko“, „Fiesta“, „Kamko“, „Rio“, „CАSA KАМ“, „Dentamed“, „Milord“, „Lalin“, „Blue Sea“, „Vita“, „Solis“, „Milkam“ e të tjera. Me brendet tona personale ofrojmë çmime më të volitshme dhe më mirë kontrollojmë cilësinë.
Menaxhim me përgjegjësi
Udhëheqësia jonë dallohet për nga përgjegjësia dhe kompetenca e lartë në vendimmarrje. Proceset e thjeshta dhe struktura e rrafshët mundëson rrugë të shkurtra të vendosjes. Ato janë baza e punës efikase me vetëdijshmëri për shpenzimet dhe për veprimin e shpejtë
Krijimi i çmimeve më të mira të mundshme
Menaxhimi me kujdes dhe me efikasitet është pjesë e punës tonë të përditshme në KAM market. Me ndihmën e sistemit tonë të kursimit, vazhdimisht ndjekim politikën fer dhe të ndershme të çmimeve, si dhe në favor të konsumatorëve. Gjithmonë kur është e mundshme gjatë uljes së çmimeve të lëndëve të para, kursimin ua dedikojmë konsumatorëve tanë dhe menjëherë ulim çmimet tona të shitjes