fbpx

MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE GJATË PËRDORIMIT TË FACEBOOK DHE INSTAGRAM

Në ueb faqen tonë është e i integruar komponenti Facebook. Facebook-u është një rrjet social – vend për takime sociale në internet që përdoruesve u mundëson të komunikojnë me njëri-tjetrin në një hapësirë ​​virtuale. Rrjeti social mund të shërbejë si platformë për shkëmbim të mendimeve dhe përvojave ose për të marrë informacione personale apo afariste. Facebook-u u lejon përdoruesve të krijojnë profile private, të vendosin foto dhe të lidhen përmes kërkesave për miqësi.

Facebook, Inc., 1 Hacker Way, Menlo Park, Kalifornia 94025, Shtete të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është kontrolluesi i të dhënave të subjekteve të SHBA-së dhe Kanadasë. Nëse subjekti jeton jashtë Shteteve të Bashkuara ose Kanadasë, kontrolluesi është Facebook Ireland Ltd., 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë.

Sa herë që vizitoni faqen tonë të internetit, në të cilën është integruar komponenti i Facebook (Facebook plug-in), shfletuesi i uebit në sistemin tuaj të informacionit, kërkohet automatikisht që të dërgojë tregim të komponentit përkatës të Facebook. Përmbledhjet e të gjitha Facebook plug-in mund të sigurohen në https://developers.facebook.com/docs/plugins/. Gjatë këtij procesi teknik, Facebook informohet se cilën faqe të internetit e keni vizituar.

Facebook gjithmonë merr informacione lidhur me vizitën në faqen tonë të internetit, kur ju jeni të kyçur në Facebook gjatë shfletimit të faqes tonë të internetit. Nëse nuk dëshironi që ky informacion të transmetohet në Facebook, dilni nga profili juaj i përdoruesit të Facebook përpara se ta vizitoni faqen tonë të internetit.

Udhëzimi për mbrojtjen e të dhënave të publikuara nga Facebook-u është në dispozicion në https://facebook.com/about/privacy/. Aty mund t’i gjeni informacionet lidhur me mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave personale nga ana e Facebook.

Krahas kësaj, sqarohet se cilat parime i ofron Facebook për të mbrojtur privatësinë tuaj. Gjithashtu, janë në dispozicion opsione të ndryshme të parimeve për ta pamundësuar transferimin e të dhënave në Facebook.

Profili zyrtar i _KAM SHPK_ në Facebook mund ta gjeni në linkun në vazhdim __https://www.facebook.com/Kam.Market/ ____

Këtu mund ti gjeni risitë aktuale dhe informacionet për ofertat dhe promovimet në _https://www.facebook.com/Kam.Market/ __, dhe të na tregoni se çfarë mendoni për ne. KAM SHPK i respekton rregullat dhe kushtet për përdorim të Facebook (www.facebook.com/terms.php?ref=pf), dhe mban të drejtën për t’i fshirë postimet dhe komentet me përmbajtje siç janë:

– pornografike dhe të paligjshme, mashtruese dhe të pasakta, që cenojnë të drejtat e autorit ose të drejtat e tjera të kompanisë, miratojnë apo inkurajojnë aktivitete të paligjshme, përmbajnë gjuhë urrejtjeje

– reklama ose spame të padëshiruara që shqetësojnë komunitetin ose komente të tjera që vlerësojmë se janë jashtë temës ose pa interes për komunitetin tonë.

Personat që menaxhojnë me këtë profil facebook-u janë të autorizuar nga kontrolluesi për përpunim të të dhënave personale. Të njëjtit janë të njohur me masat teknike dhe organizative të KAM SHPK dhe me Politikat dhe procedurat e sistemit për mbrojtje të të dhënave personale.

Në qoftë se keni nevojë për realizim të ndonjë nevoje tuajën dhe të ndani të dhëna personale, e njëjta duhet të bëhet në sasi minimale të mundshme.

 

Mbrojtja e të dhënave personale kur përdorni Instagram

Në ueb faqen tonë është i integruar komponenti Instagram. Instagram është një shërbim që mund të përshkruhet si një platformë audiovizuale, e cila përdoruesve u mundëson të ndajnë foto dhe video, si dhe t’i shpërndajnë të dhënat e tilla në rrjetet e tjera sociale.

Facebook Ireland Ltd., 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2 Irlandë është kontrolluesi i të dhënave personale që përpunohen nga Instagram.

Sa herë që vizitoni faqen tonë të internetit, në të cilën është e integruar komponenti Instagram (butoni Insta), shfletuesi i uebit të sistemit të informacionit të përdoruesit, kërkon automatikisht të shkarkojë një pamje nga komponenti përkatës i Instagramit. Gjatë kësaj procedure teknike, Instagrami e di se cilën faqe të internetit keni vizituar.

Nëse jeni kyçur në Instagram në të njëjtën kohë, Instagrami i detekton të gjitha vizitat në faqen tonë të internetit nga ju, dhe kohën totale të kaluar në faqen tonë të internetit. Këto të dhëna mblidhen përmes komponentit Instagram dhe lidhen me profilin tuaj në Instagram. Nëse klikoni në butonin Instagram që është i integruar në ueb faqen tonë, Instagrami i lidh këto të dhëna me profilin tuaj personal të përdoruesit në Instagram dhe ruan të dhënat personale.

Instagrami merr informacion përmes komponentit Instagram që ju keni vizituar faqen tonë të internetit në qoftë se jeni njëkohësisht të kyçur në Instagram gjatë vizitës tuaj në faqen tonë të internetit. Kjo ndodh pavarësisht nëse keni klikuar në butonin Instagram apo jo. Nëse nuk dëshironi që ky informacion të transmetohet në Instagram, dilni nga llogaria juaj e Instagramit përpara se të vizitoni faqen tonë të internetit.

Informacione shtesë dhe dispozitat e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave personale në Instagram mund të gjenden në linkun e mëposhtëm https://help.instagram.com/155833707900388 dhe https://www.instagram.com/about/legal/privacy/.

 

POLITIKA E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE

Të drejtat e subjektit të të dhënave personale

Identiteti dhe detajet e kontaktit të Kontrolluesit:

Emri: KAM SHPK Ilinden

Selia: Rr.35 Nr.39

e-mail: office@kam.com.mk

Detajet e kontaktit për oficerin për mbrojtje të të dhënave personale:

Emri dhe mbiemri: Elena Brashnarska Drakulovska

Nr. i tel.: 02/3171747

e-mail: kabinet@kam.com.mk

Vizioni ynë për mbrojtjen e të dhënave personale

KAM SHPK ILINDEN, i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së të dhënave personale në tërë veprimtarinë e tij, duke i zbatuar standardet e përcaktuara me rregulloret për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat më hollësisht janë elaboruara në politikat dhe procedurat e brendshme që e përbëjnë sistemin e mbrojtjes së të dhënave personale të KAM SHPK ILINDEN

Politika e privatësisë është publikuar në ueb faqen tonë: www.kam.com.mk

Qëllimet dhe baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale

Të drejtat e përdoruesve Përdoruesit-subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë:

të informohen për përpunimin e të dhënave të tyre personale

tu qasen të dhënave të tyre personale dhe t’i plotësojnë, modifikojnë, fshijnë ose kërkojnë ndërprerjen e përdorimit të të dhënave të tyre personale

Më poshtë vijon një shpjegim më i detajuar lidhur me këto të drejta:

Në funksion të transparencës, KAM SHPK ILINDEN merr përsipër obligimin që të informojë përdoruesit për qëllimet dhe bazën ligjore të përpunimit të të dhënave të tyre personale.

Çdo përdorues ka të drejtë të ketë qasje tek të dhënat e tij personale.

Kërkesa për qasje tek të dhënat dorëzohet me shkrim në një nga vendet e shitjes së KAM SHPK ILINDEN ose plotësohet në një nga kanalet digjitale të KAM SHPK ILINDEN.

KAM SHPK ILINDEN është i detyruar t’i përgjigjet përdoruesit në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kërkesës, dhe nuk është e detyruar t’i përgjigjet sërish kërkesës së njëjtë apo të ngjashme, nëse ndërkohë nuk ka ndryshime në të dhënat e tij personale, përveç nëse kanë kaluar 6 (gjashtë) muaj që nga data e dorëzimit të kërkesës së mëparshme e deri në kërkesën e re.

Nëse përdoruesi nuk merr përgjigje në kërkesën për qasje në të dhënat personale, ai mund të paraqesë kërkesë për konstatimin e shkeljes së të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Përdoruesi ka të drejtë të kërkojë shtim, modifikim, fshirje ose ndalim të përdorimit të të dhënave të tij personale.

Me kërkesë të përdoruesit, KAM SHPK ILINDEN është i detyruar t’i plotësojë, modifikojë, fshijë ose ndalojë përdorimin e të dhënave personale, nëse të dhënat janë të paplota, të pasakta ose të pa përditësuara dhe nëse përpunimi i tyre nuk është në përputhje me ligjin. Pavarësisht nëse përdoruesi ka paraqitur kërkesë për plotësim, modifikim ose fshirje të të dhënave personale, nëse KAM SHPK ILINDEN konstaton se të dhënat personale janë të paplota, të pasakta ose të papërditësuara, është i detyruar t’i plotësojë, modifikojë ose fshijë ato. KAM SHPK ILINDEN është i detyruar që jo më vonë se 15 ditë nga dita e marrjes së kërkesës, ta njoftojë me shkrim subjektin e të dhënave personale për plotësimet, ndryshimet ose fshirjet e bëra.

Afati i ruajtjes së të dhënave Tuaja personale

Të dhënat të cilat përpunohen nga KAM SHPK ILINDEN për qëllim të realizimit të të drejtave tuaja, do të ruhen sipas kushteve ligjore, ndërsa të dhënat të cilat përpunohen sipas pëlqimit të dhënë, do të ruhen derisa të tërhiqet pëlqimi i juaj për përpunimin e tyre për qëllimin e specifikuar.

Cilat janë të drejtat Tuaja?

Me qëllim të ushtrimit të të drejtave Tua që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (e drejta për qasje, korrigjim, fshirje, kufizim i përpunimit të të dhënave tuaja personale, kundërshtim dhe transferueshmëri), dërgoni kërkesë në adresën elektronike të oficerit për mbrojtje të të dhënave personale: office@kam.com.mk

Nëse vlerësoni se ndonjë nga të drejtat tua për mbrojtjen e të dhënave personale është shkelur, ju keni të drejtë të:

paraqisni kërkesë për konstatimin e shkeljes së rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale para Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si autoritet kompetent për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së aktiviteteve të ndërmarra gjatë përpunimit të të dhënave personale në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.