Informacione për konsumatorët

Informacione të përgjithshme

KAM vazhdimisht kontribuon në përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët e vet! Në Maqedoni shumica e marketeve punojnë nga e hëna deri të shtunën, prej orës 08:00 deri më 22:00. Në këtë mënyrë mund të bëni pazarin Tuaj tek ne sipas nevojave dhe mundësive tua personale.

Kohën e saktë të punës të marketit më të afërt për Ju mund ta gjeni këtu.

Pagesa me kartelë

Në të gjitha KAM marketet Ju mundësojmë pagesë praktike me kartela Visa, Maestro, Master Cards, Diners dhe American Express.

Avantazh për Ju: Mund të paguani sasi më të mëdha të prodhimeve, e njëherit mos të keni nevojë të mbani me vete sasi të madhe të të hollave në dorë.

save-euros

Garancë për kthim të parave

Keni ndërruar mendje? S’ka problem!

KAM JU JEP GARANCË TË DYFISHTË*:

  • UA KËMBEJMË PRODUKTIN
  • UA KTHEJMË PARATË

Nëse për ndonjë arsye nuk jeni 100% të kënaqur nga cilido prodhim i yni, ne me kënaqësi do T’ua këmbejmë produktin dhe do T’ua kthejmë paratë, nëse:

  • Keni fiskale për prodhimin e blerë
  • Nuk kanë kaluar më shumë se 3 ditë nga blerja e prodhimit
  • Prodhimi është në paketimin origjinal
  • Prodhimi nuk është më i shtrenjtë se 500 denarë

Garancioni i prodhuesit, si dhe të drejtat e tjera sipas ligjit lidhur me prodhimet që nuk janë në rregull, vlejnë pavarësisht kësaj.

“Garanca e dyfishtë” nuk vlen për produktet jo-ushqimore, alkoolin apo brendet e njohura internacionale.

Para kthimit apo këmbimit të prodhimit, Ju lusim të drejtoheni tek personeli ynë në kasë.