AKSIONE

Të nderuar konsumatorë!

Një herë në javë në KAM, Ju presin aksione me oferta atraktive në një raport jashtëzakonisht të shkëlqyeshëm çmim-cilësi. Temat nga oferta “Aktualisht në KAM” paraqesin plotësim të larmishëm të asortimentit tonë dhe gjatë tërë vitit ofrojnë diçka për shijen e secilit.

Akoma pa filluar shitja, ne Ju informojmë për ofertat tona aktuale javore: Në web faqen tonë, përmes e-mail/buletinit tonë, si dhe përmes fletushkave tona të printuara, të cilat rregullisht ekspozohen në marketet tona. Në këtë mënyrë, Ju mund të informoheni në kohë dhe të përgatiteni për të bërë pazar në KAM, edhe atë që në ditën e parë të ofertës.

Gjithsesi, ne do të donim që nga ofertat tona aktuale të ketë sasi të mjaftueshme në dispozicion së paku tre ditë. Edhe krahas planifikimit të kujdesshëm i cili bazohet në përvojë shumëvjeçare dhe në informacione të hollësishme nga tregu, fatkeqësisht, mund të ndodh që të mos mund gjithmonë saktësisht të parashikohet kërkesa faktike e ndonjë artikulli. Prandaj, do të donim që T’ju lusim për mirëkuptim nëse gjatë vizitës Tuaj në KAM market, ndonjëri prej artikujve nga oferta jonë, për një kohë shumë të shkurtër (nganjëherë që në ditën e parë të shitjes) të jetë shpenzuar.

Ju faleminderit për mirëkuptimin Tuaj dhe i gëzohemi takimit të sërishëm me Ju në ndonjërin prej marketeve tona!

Ekipi i Juaj i KAM!